Dita Europiane Kunder Fashizmit dhe Antisemitizmit

 Organizata Pertej Barrierave iu bashkua nismes se Rrjetit Europian UNITED duke organizuar ne daten 9 Nentor, Diten Europiane kunder Fashizmit dhe Antisemitizmit, nje aktivitet me te rinj lokal dhe Europian ne qytetin e Tiranes. 

Me shume se 200 Aktivitete te koordinuara ne 43 vende te Europes u organizaun ne perkujtim te 75 vjetorit te fillimit te Antisemitizmit ndaj popullit hebre.

Dita Europiane kunder Fashizmit dhe Antisemetizmit u promovua fillimisht ne 2 shkolla te mesme te Tiranes, ku u organizuan 28 seminare dhe u preken 997 nxenes.

Aktiviteti i dates 9 nentor u zhvillua ne dy pjese:

Gjate paradites, 68 te vullnetare lokal dhe Europian te organizates, diskutuan me njeri- tjetrin mbi konceptin e fashizmit, aktivitete te ndryshme fashiste te ndermarra ne vendet e tyre dhe gjithashtu ndane mendime per kontributin qe duhet te japin te rinjte ne parandalimin e aktiviteteve fashiste dhe antisemitiste. Permes ushtrimeve te edukimit jo formal, te rinjte e pranishem u njohen dhe ndane me njeri-tetrin eksperiencat e tyre ne aktivitete te ngjashme.
Aktiviteti vijoi me poezi ne 7 gjuhe te ndryshme te Europes (Shqip, Spanjisht, Frengjisht, Gjermanisht, Rumanisht, Letonisht dhe Italisht) tematika e se cilave ishte e lidhur me Diten Europiane kunder Fashizmit dhe Antisemitizmit. 

Gjate pasdites, vullnerat e Organizates Pertej Barrierave pane se bashku nje film mbi aktivitete te ndryshm Fashiste.

Falenderojme te gjithe vullnetaret e organizates qe moren pjese ne kete aktivitet!