Lajme

Explore and Learn- Shkembimi Rinor mes Shqiperise dhe Bullgarise

 Ç’farë është "Eksploro dhe mëso"?

"Eksploro dhe mëso", është motoja e programit të shkëmbimit rinor, që u mbajt nga 7 deri 16 Tetor 2011 pranë manastirit të Dryanovos në Bullgari. Njëzet e dy të rinj nga Bullgaria dhe Shqipëria kontribuan në suksesin e këtij  projekti duke ndarë përvojën dhe njohurinë në fushën e Speleologjisë (studimi shkencor i shpellave dhe tipeve të tjera të karstit) dhe aktiviteteve në natyrë.

Festa e Krishtlindjeve per femijet e shkolles Luigj Gurakuqi

Para pak ditësh, në datën 15 Dhjetor, vullnetarët EVS të Përtej Barrierave, Giuliana, Vania, Alberto dhe Joao, organizuan një festë për Krishtlindje për fëmijët e shkollës speciale Luigj Gurakuqi.

Me materiale të thjeshta dhe me shumë kreativitet e aftësi ata ia dolën të krijonin kostumet e tyre: drerin, Pemën e Krishtjendjeve, slitën, një pako të madhe, dhe sigurisht Babagjyshi i Krishtlindjeve ishte i ftuari special i festës.

Ekspozita "Nje vere me ne" me punimet e femijeve te shkolles speciale Luigj Gurakuqi

Sot në datën 23 Shtator ora 10:00, pranë mjediseve të Muzeut Kombëtar, Qendra e Shërbimit Vullnetar Lokal (SHVL) dhe organizata Përtej Barrierave hapën ekspozitën me titull “Një verë me ne!”, me 100 punime të bëra nga vetë fëmijët e shkollës speciale Luigj Gurakuqi Tiranë dhe 30 fotografi të bëra nga vullnetarët gjatë punës me fëmijët.

Tryeze e Rrumbullaket mbi braktisjen e shkolles

Në 14 Shtator 2011, në zyrat e organizatës Përtej Barrierave u organizua një tryezë e rrembullakët në kuadër të projektit “Braktisja Zero: Tërheqja dhe identifikimi i fëmijëve të margjinalizuar në aktivitete të organizuara gjatë verës, rrit besimin te shkolla dhe minimizon braktisjen e saj”.

Promovimi i vullnetarizmit dhe gjithëpërfshirjes në Shqipëri

Promovimi i vullnetarizmit mes të rinjve shqiptar dhe promovimi i vlerave që mbart puna vullnetare për të gjithë si dhe gjithëpërfshirja, janë dy nga qëllimet e organizatës tonë. Duke parë efektin dhe impaktin lokal që puna e 4 vullnetarëve tanë nga Europa ka patur, menduam të guxojmë dhe më shumë.

Një blog i ri për EVS!

Për disa muaj Përtej Barrierave ka qenë hosting për vullnetarë në kuadër të Shërbimit Vullnetar Evropian e cila është pjesë e Youth in Action Programme të European Union.

Ky është projekti i parë EVS për organizatën që hoston, e cila filloi në shkurt 2011. Dhjetë vullnetarë nga UK që sapo mbërritën për projektin short-term, tashmë është koha për të prezantuar një blog të ri përmes së cilit do të informoheni në lidhje me programin EVS në Tiranë i cili do të publikohet.

SEE Youth for European Year of Volunteering 2011

Ky ishte një prej eventeve më të mëdha të Ballkanit për Vitin Europian të Vullnetarizmit 2011 i zhvilluar në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës në datat 20-25 Qershor, i organizuar nga rrjeti SEEYN (South Eastern European Youth Network) me mbështetjen e Këshillit të Europës- Fondacioni Europian Rinor, Komisionit Europian- Programi Youth in Action dhe OSBE-së, misioni në BH.

Kampi Veror ANAD

Komiteti i të Rinjve Shqiptar që nuk Dëgjojne dhe organizata ANAD, në bashkëpunim me Organizatën Përtej Barrierave dhe qëndrën e Shërbimit Vullnetar Lokal – Tiranë, kanë organizuar Kampin e Parë veror për të rinjtë që nuk degjojnë dhe të rinjtë e tjerë.