Misioni/Qëllimi

Qëllimi:

Shoqata Përtej Barrierave është krijuar në qershor të vitit 2004 me inisiativën e një grupi të rinjsh me aftësi të kufizuar dhe të rinj të tjerë. Përtej Barrierave është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurese, vullnetare që mbron të drejtat dhe interesat e të rinjve.

Misioni i organizatës është të promovojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë dhe vecanerisht për të rinj me disavantazhe sociale duke u ofruar atyre mbeshtetje për tu fuqizuar dhe të jenë pjesë aktive në jetën e komunitetit.

Qëllimi kryesor i yni është të integrojë të rinjtë me probleme sociale dhe disavantazhe në shoqeri.

Objektivat e organizatës janë:

- Mbështetja e të rinjve me disavantazhe sociale për të zgjidhur në mënyrë të pavarur problemet që ata ndeshin në jetën e tyre të përditshme.

- Krijimin e mundësive për Fuqizimin e Individëve me me pak mundesi se te rinjte e tjere për të bërë zgjedhje të lira dhe për të arritur plotësimin profesional në jetë.

- Kryerja dhe nxitja e një sërë shërbimesh të adaptuar për nevojat e çdo te riu.

- Organizimi i të rinjve në grupe të ndryshme shoqërore duke ndihmuar per permirsimin e zhvillimit te tyre ne plan personal dhe social. Lëvizja drejt një modeli social në aftësinë e kufizuar.

- Ndërgjegjësimi i të rinjve me aftësi të kufizuar dhe shoqërisë për të drejtat e tyre etj.

- Eleminimi i diskriminimit kundër individëve me aftësi të kufizuar.