Histori

Si filluam:

Dhjetor 2003 – një grup të rinjsh me dhe pa aftësi të kufizuar që zhvilluam një aktivitet sportiv dhe pame së pati shumë interes nga të rinj. Shumë të rinj me aftësi të kufizuar shprehen deshirën të bashkohen me ne. Maj 2004 – krijimi i shoqatës “Përtej Barrierave”. Në jemi e vetmja shoqate në Shqiperi që punon për integrimin e të rinjve me aftësi të kufizuar. Anëtarët e shoqatës sonë janë të rinj me aftësi të kufizuar pa marre parasysh tipin dhe graden e aftësisë së kufizuar. Çdokush që mbeshtet punën e organizatës mund të behet anëtar i saj.

Cilat janë fushat që ne veprojmë?

Të drejta njerezorë, edukim dhe formim profesional, infrastrukturë, punësim, shkëmbime rinore brenda dhe jashtë vendit. Organizata Përtej Barrierave punon në programe dhe projekte të ndryshme në nivel lokal, kombëtar dhe Europian.