IN-Expert-LI: Intercultural Exchange of Experts on Learning Inclusion

In expert li

 

 

 

 

 

Në datat 30 Mars – 06 Prill 2013, perfaqësuesit e 8 organizatave nga Shqipëria. Gjermani, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Spanja, morën pjesë në seminarin ndërkombëtar IN-Expert-LI: Intercultural Exchange of Experts on Learning Inclusion”.

Kjo iniciativë u koordinua nga Asociación Gantalcalá dhe u financua nga Programi Youth in Action i Komisionit Europian nën Aksinin 3.1. Seminari u dha mundësi 26 ekspertëve dhe vullnetarëve të punës me të rinjtë të shkëmbejnë eksperiencën dhe të krijojnë mudësi të reja bashkëpunimi për të ardhmen në fushën e përfshirjes kulturore, përvetësimit të aftësive kulturore e ato gjuhësore përmes edukimit jo formal.

Ky seminar u organizua në Ezcaray (La Rioja, Spanjë), dhe ishte i fokusuar në mjetet dhe parteritett që organizatat përdorin për të krijuar iniciativa të reja rinore lidhur me temën si dhe në promovimin e pjesëmarrjes rinore dhe aftësive të sipërmarrjes në vendet partnere. Gjithashtu pjesëmarrësi patën mundësi të merrnin pjesë në workshop-e mbi ndërkulturalizmin, integrimin kulturor si dhe burime europiane të zhvilluara për tu dhëbë atyre mundesinë të përfitojnë aftësi dhe kompetenca të reja në realizimin e projekteve në fushën e rinisë.

Përvec pjesëve ku organizatat patën mundësi të shkëmbejnë eksperiancat dhe te lidhin ura të reja bashkëpunimi, ata eksploruan dhe realitetin lokal, përmes mbrëmjeve ndërkulturore ku tradita e kultura bëhen pjesë e pasurisë të cilën cdo shtet promovon. Ndër aktivitete e tjera gjatë javës ishin dhe një vizitë në Manastirin Yuso si dhe viziatat në disa institucione locale e organizata rinore si Instituti i Rinisë së Riojas dhe  Qendra Rinore “La Gota de Leche” e Logroños.

Organiztat partnere në këtë project ishin:
- Asociación Gantalcalá (Coordinating organisation (Spain)
- Beyond Barriers Association (Partner organisation (Albania)
- CULTURE GOES EUROPE (CGE) – Soziokulturelle Initiative Erfurt e.V. (Germany)
- Vicolocorto (Partner organisation (Italy)
- Youth Association creACTive (Partner organisation (Macedonia)
- Juventas (Partner organisation (Montenegro)
- Asociatia Tinerilor Formatori pentru Promovarea Dezvoltarii Rurale ATFPDR) (Romania))
- Center for Youth and Social Development “RES POLIS” (Serbia)