“Stepping Into ACTive CitizenSHIP”

20140424_123307.jpg

 

Organizata Përtej Barrierave sapo mbylli një nga trajnimet e saj të rradhës të financuar nga programi Youth in Action i Komisionit Evropian.  Projekti me titull “Stepping Into ACTive CitizenSHIP” u realizua ne Tiranë nga data 22 deri në datën 30 Prill, me pjesëmarrjen e të rinjvë nga oragnizata të shoqërisë civile nga Anglia, Italia, Rumania, Turqia, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Të rinjtë që morën pjesë në këtë aktivitet patën mundësi të mësojnë se cfarë është qytetaria europiane, cilat janë dimensionet e saj, cfarë është pjesëmarrja aktive e të rinjve në komunitet dhe si mund ta zhvillojmë perms punws me tw rinjtw. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të sillte sëbashku të rinj nga Ballkani dhe Evropa për të diskutuar dhe mësuar sëbashku mbi edukimin qytetar dhe qytetarinë aktive, si dhe të gjejnë mënyra dhe metoda pune për ti përfshirë sa më shumë të rinjtë me mundësi më të pakëta.

E gjithë java u dha pjesëmarësve mundësinë të njohin më tepër kulturën Shqiptare dhe kulturat e njëri tjetrit, duke i ndihmuar kështu të jenë më pozitiv dhe të respektojnë diversitetin kulturor mes tyre për të qenë qytetarë të denjë Europian, të cilët ndajnë humane dhe respektin për të drejtat njerëzore.

Për të nxitur sa më shumë zhvillimin e tyre personal dhe profesional përmes edukimit jo formal, një ditë e këtij trajnimi ishte e dedikuar sesioneve të bëra nga vetë pjesëmarrësit, ku ata morën rolin aktiv të trajnerit dhe duke punuar në grupe arritën të pregatisin 4 sesione të lidhura ngushtë me dimensionet e qytetarisë sic janë dimensioni, social, ekonomik, politik dhe ai kulturor.