Vullnetaret: Pasion, Aksion, Impakt!

Poster_0.jpg

Vullnetaret: Pasion, Aksion, Impakt! Eshte projekti me I ri I organizates “Pertej Barrierave” ne bashkefinancim me Agjensine per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile. Organizata “Pertej Barrierave” ka nje ekseperience te konsiderueshme ne punen me vullnetarizmin duke qene se ajo ka qene e para qe ka themeluar “Sherbimin Vullnetar Lokal” ne Shqiperi ne vitin 2011.

Vullnetarizmi eshte nje nga konceptet e njohura ne Europe dhe shume shtete kane praktikat dhe strukturat e tyre permanente te punes vullnetare. Ndersa ne kontekstin e situates aktuale ne Shqiperi vullnetarizmi eshte ende nje ndermarje shume e veshtire e plot sfida.

Disa nga aktivitetet qe do te implementohen ne kete projekt jane promovimi I qytetarise aktive nepermjet vullnetarizmit me nje focus te vecante tek te rinjte me aftesi te kufizuar, me te cilet organizata “Pertej Barrierave” ka vite qe punon. Do te zhvillohen disa seminare informimi ne shkollat e mesme dhe Universitetet e Tiranes ne lidhje me vullnetarizmin dhe do te jepet nje informacion I zgjeruar per programet e Erasmus+. Gjithashtu ne javen e vullnetarizmit qe do te zhvillohet ne muajin e fundit te projektit do te permbaje aktivitete vullnetare qe targetojne femijet dhe te rinjte me aftesi te kufizuar. Ne kuader te ketij projekti do te mbahen disa aktivitete te ndryshme nje nga keto eshte edhe konkursi I kartolinave ku te rinjte do te kene mundesi te dizenjojne kartolinen e tyre me nje mesazh te caktuar. 5 Kartolinat që marrin më shumë pëlqime do të printohen dhe do të përdoren për fushaten sensibilizuese në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit 5 Dhjetor. 5 Fituesit e idesë më të mirë do të fitojnë pjesëmarrjen në një aktivitet ndërkombëtar nga Përtej Barrierave gjatë vitit 2016.

Ky projekt do te jape nje shembull pozitiv tek te rinjte e tjere duke e nderthurur vullnetarizmin local me eksperiencen e atij nderkombetar te sjelle nga vullnetaret europiane.

Falenderojme paraprakisht AMSHC per mbeshtetjen ne kete project.

Per me shume informacion te rinjte mund te kontaktojne prane zyrave te organizates “Pertej Barrierave” me adrese: Rr Don Bosko, Pallatet Edil-Al, Kulla4, Kati8, App.52 ne adresat e mailit shvl@beyondbarriers.org ose antonela.tomco@beyondbarriers.org ose ne numurat e tel. 0035544806136, 00355696395932