Projekte Pritëse

Projekte Pritëse EVS:

 

- Promovimin e vullnetarizmit si një mjet për pjesëmarrje aktive


Nën titullin "Promovimin e vullnetarizmit si një mjet për Pjesëmarrje Aktive", katër vullnetarë nga Polonia, Franca, Italia dhe Sllovenia janë të përfshirë në aktivitete të ndryshme me organizatën Përtej Barrierat.

Para së gjithash, tri ditë në javë ata punojnë në shkollën speciale Luigj Gurakuqi nëTiranë. Shkolla është më e madhja në llojin e saj në Shqipëri, me më shumë se 100 nxënës të moshës 6-18 me probleme të ndryshme të zhvillimit dhe  sindromit-Down, autizëm, aftësi të kufizuara intelektuale, vështirësi në mësim, ADHD epilepsia,dhe të tjera. Ata janë të ndarë në klasa në pajtim me mundësitë e tyre të të mësuarit. Vullnetarët organizojnë për ta aktivitete shoqërore e kreative në veprimtari të tilla si klasat e artit, sportit, gatim kopshtari dhe shumëgjëra të tjera. Përtej Barrierave është e përqendruar në përfshirjen, vullnetarëve të EVS duke punuar në bashkëpunim me vullnetarët lokalë. Në ditët e mbetura vullnetarët duhet të punojnë në zyrë për detyra të ndryshme: newsletter, website,duke ndihmuar me organizimin e ngjarjeve aktuale.

- Shkolla Verore

Ky projekt prej një muaji do të zhvillohet në Tiranë në gusht 2011. 10 vullnetarë nga Britania e Madhe do të vijnë për të punuar në shkollën speciale Luigj Gurakuqi me vullnetarët lokalë.

Ata do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta (argëtim dhe aktivitete sportive manuale...) dhe në shkollë (rikonstruktimi i serave).