Pikë Kontakti Youth in Action

Përtej Barrierave, Pika e Kontaktit për programin Rinia në Veprim:

Përtej Barrierave është një organizatë që punon me dhe për të rinjte e moshave 13-30 vjeç. Ne jemi aktiv prej disa vitesh në projekte në nivel Evropian të financuara nga Komisioni Evropian siç është programi “Rinia në Veprim”. Ky program u mundeson të rinjve nga e gjithë bota, shansë për të mesuar nepërmjet edukimit jo-formal, të zhvillojnë aftësite e tyre në fusha të ndryshme, mundesi të udhetojnë dhe të eksplorojnë kulturat të ndryshme, të takojnë bashkemoshatert e tyre dhe të diskutojnë rreth temave të përbashketa me të cilat të rinjte përballen çdo ditë.

Tashmë Përtej Barrierave është Pike Kontakti në Shqiperi për programin Rinia në Veprim dhe ne kuadër të promovimit të këtij programi, se shpejti do të filloje aktivitete e saj informuese dhe promovuese. Gjithashtu organizata jonë do të ofrojë informacion dhe këshillim në lidhje me projektet qe mund të financohen nga ky program, idete gjithe përfshirese qe ai promovon dhe mundesinë që u jep të gjithë të rinjte të udhetojnë jashtë shqiperisë neper trajnime, shkëmbime kulturore, seminare apo vullnetarizmin evropian (EVS).

Përtej Barrierave mirëpret të gjithë të interesuarit për ketë program, që deshirojnë të kenë më shumë informacion të drejtohen pranë zyrës tonë ku do të funksionojë dhe Pika e Kontaktit dhe personi përgjegjës do të jetë i gatshëm tju ndihmojë me informacionin e kërkuar. Informacion mbi adresen tonë si Pike kontakti mund të gjeni ne websitin tonë ose në ketë link:
http://www.salto-youth.net/rc/see/seecontactpoints/