Dy gëzime në një dite! 🥳

Në kuadër të projektit “Mirësevjen party 2023” mbështetur nga Bashkia Tiranë, hapsira e piramidës u kthye në një vend mikpritës për gjithë studentët e rinj! Organizata dhe sipërmarrje të ndryshme ishin të pranishëm për të ofruar mundësi të reja për studentët e qytetit.

Përtej Barrierave pati kënaqësinë të prezantonte mjetin më të ri dhe inovator në qytet “Qëndrën Rinore Lëvizëse”, një qasje e re në fushën rinore në Shqipëri me qëllim gjithëpërfshirjen e të rinjve në aktivitete përreth dixhitalizimit, aktivizimit qytetar, pjesëmarrjes rinore dhe informimit rreth mundësive të reja të edukimit.
Gjithashtu, në kuadër të projektit V-CALC, të rinjtë u njohën me pltformën e re e cila shumë shpejt do të jetë online dhe do te mund të gjenerojë të dhëna mbi impaktin e vullnetarizmit jo vetëm ne Evropë por edhe në rajonin e Ballkanit.

Stay Tuned!

Related Post

19/10/2026

CEV General Assembly 2026

Beyond Barriers was pleased to participate in the CEV

16/10/2026

More Critical, Less Hateful !

Tre te rinj aktiviste te Pertej Barrierave, Iva, Flori

Translate »