Më 23 tetor 2024, organizata “Përtej Barrierave” mori pjesë si organizatë e ftuar në një sesion të zhvilluar në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të OJF-ve”, nga Partners Albania for Change and Developement. Sesioni u mbajt me pjesëmarrjen e 10 përfaqësuesve nga 5 organizata të reja të përzgjedhura në këtë program.

Gjatë këtij aktiviteti, organizata jonë ndau eksperiencat dhe praktikat më të mira, duke u fokusuar në qasjet efektive për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë organizative, si dhe në mënyrat për të adresuar nevojat e grupeve të interesit përmes nismave advokuese.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me programet Erasmus+ (E+) dhe European Solidarity Corps (ESC), duke përfshirë:

  • Burimet kryesore për këto programe, si platforma e SALTO SEE dhe ajo e Pikave të Kontaktit për Ballkanin Perëndimor.
  • Mundësitë për ngritjen e kapaciteteve organizative përmes këtyre programeve.
  • Përfitimet që organizatat mund të kenë nga përfshirja dhe puna me E+ dhe ESC.

Në përfundim, ftuam organizatat pjesëmarrëse të ndjekin me vëmendje njoftimet nga Pika jonë e Kontaktit dhe burime të tjera të dedikuara, për të përfituar nga mundësitë e ofruara për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të tyre.

Related Post

19/10/2026

CEV General Assembly 2026

Beyond Barriers was pleased to participate in the CEV

16/10/2026

More Critical, Less Hateful !

Tre te rinj aktiviste te Pertej Barrierave, Iva, Flori

Translate »