Më 30 Tetor u zhvillua Mirësevjen Party – festa më e madhe e mirëseardhjes për studentët në Tiranë! Ky event ishte një mundësi unike për qindra të rinj që po nisin rrugëtimin e tyre në qytet. Me panairin informativ, ku morën pjesë universitete, organizata dhe biznese, diskutime mbi korsitë e biçikletave 🚴, një konkurs pikture për talentet e reja 🎨, dhe muzikë live deri në mbrëmje 🎶, atmosfera ishte plot energji dhe mundësi të reja!
Gjithashtu, promovuam platformën V-CALC dhe arritëm të informojmë më shumë se 100 persona mbi ndikimin e platformës për vlerësimin e impaktit të vullnetarizmit. Mirësevjen Party bëri bashkë studentët në një ditë që kombinon informacionin, argëtimin dhe lidhjet e reja, duke u kthyer në një traditë të dashur për qytetin!




Related Post
Post-Training reflection by Amerino Vuthi, participant of the “Sustainable Agriculture: An Economic Perspective” online training PERMAYOUTH
Through the first PERMAYOUTH online training, participants explored not
Prezantimi i Raportit te Monitorimit mbi Pjesemarrjen Rinore 2024 ne Shqiperi
Shoqata Pertej Barrierave pati kenaqesine te organizoje eventin per
