Raporti Kombëtar mbi Pjesëmarrjen Politike, Sociale dhe Ekonomike të të Rinjve – 2023 ishte një event që mblodhi së bashku mbi 140 përfaqësues nga institucione publike, donatorë, organizata rinore, akademikë, media dhe të rinj nga shkollat e mesme dhe universitetet. Ky forum shërbeu për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet e raportit, duke ofruar rekomandime konkrete për fuqizimin e rolit të të rinjve në Shqipëri.

Aktiviteti u organizua nga Partners Albania for Change and Development në bashkëpunim me Beyond Barriers. Raporti është perpiluar që prej 2016 nga Partners Albania si pjesë e rrjetit të organizatave të HUB-it Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Pjesë e panelit ishin figura të rëndësishme si Znj. Jen Curatola, Zv. Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA-së, Z. Klevis Hysa, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dhe Znj. Iva Beharaj, Drejtore e Drejtorisë për Politika Rinore në Bashkinë Tiranë. Panelistët ndanë eksperiencat e tyre dhe theksuan rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimarrëse dhe politikat kombëtare. 💡

Gjatë eventit, BBA pati hapesire te ndaje informacion edhe per projektin me te ri “Stronger Voices for Better Choices – A Youth Hub for Western Balkans and Turkey”, i cili synon rritjen e përfshirjes rinore në rajon dhe promovimin e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë. Projekti udhehiqet nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac ne partnership me 6 organizata te tjera nga Ballkani Perendimor dhe Turqia dhe financohet nga BE. Në sajë të këtij projekti, BBA do të vazhdoj me perpilimin e indeksit te pjesëmarrjes rinore ne Shqipëri si pjesë e Hubit rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë🌟

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve për një diskutim të pasur dhe një bashkëpunim të frytshëm që vë në qendër rininë shqiptare! 🤝

Faleminderit Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”Gjimnazi “Ismail Qemali”, TiraneGjimnazi Besnik SykjaGjimnazi “Qemal Stafa” Faqja Zyrtare, Turgut Ozal High School Tirana për pjesëmarrjen! Gjithashtu dhe Universiteti Europian i Tiranës!

Faleminderit Partners Albania for Change and Development për mbeshtetjen dhe bashkëpunimin në këtë event kaq me vlerë dhe të bukur!

Related Post

15/01/2025

V-calc po vjen drejt fundit!

Lexoni me poshte artikullin mbi V-CALC!

13/01/2025

V-CALC project is coming to the end

Read here the full article about V-CALC project and

Translate »