Mundësi unike për të rinjtë shqiptarë dhe studentët e interesuar në kërkimin shkencor dhe inovacionin!
Jeni të apasionuar pas shkencës, inovacionit dhe kërkimit?
Projekti CORYA, financuar nga programi Horizon Europe, sjell për ju një mundësi të veçantë:
një kurs online falas, fleksibël dhe në shqip mbi Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm, duke integruar metodologjinë e Shkencës së Qytetarëve – një risi në Shqipëri, edhe pse shumë e zhvilluar në mbarë botën!
Krijuar nga ekspertët e Qendrës për Inovacion Social në Vjenë (ZSI), lider në kërkimin shkencor dhe inovacionin social.
Përshtatur nga Përtej Barrierave, me ekspertizë 20-vjecare në sektorin e punës rinore në Shqipëri.
100% online dhe fleksibël – ndiqeni sipas ritmit tuaj në një platformë user-friendly.
Mentorim nga ekspertë përgjatë kursit.
Certifikatë për të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit.
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të fituar aftësi dhe njohuri në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, me metodologji dhe standarde europiane!
Vendet për sesionin e parë (3 mars-30 prill 2025) janë të limituara dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 shkurt !
Apliko tani, duke plotësuar këtë formë të shkurtër: https://forms.gle/AbDpwpF6EWCMEwVE6
*Financuar nga Bashkimi Europian përmes projektit REINFORCING #ORRI




Related Post
Circuslivo- praktikat e mira me te rinjte e Institutit qe nuk degjojne
Pas pjesëmarrjes në seminarin CIRCLUSIVO në Barcelonë, Shoqata Përtej Barrierave (BBA) nisi menjëherë
Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE)
The Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE), financed by