Gjatë muajve maj dhe qershor, në kuadër të projektit RYDE, u zhvilluan një sërë forumesh publike me të rinjtë dhe takime me përfaqësues të bashkive në disa qytete të jugut të Shqipërisë (Sarandë Gjirokastër, Tepelenë dhe Ersekë). Këto aktivitete patën si qëllim prezantimin dhe diskutimin e planeve strategjike të rinisë, të hartuara me pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe aktorëve lokalë. Forume të tilla krijuan hapësirë për dialog të hapur dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit të të rinjve.

Në takimet e organizuara u trajtuan çështje thelbësore që lidhen me zhvillimin rinor në nivel lokal. U theksuan objektivat dhe prioritetet kryesore, si dhe u paraqitën propozime konkrete për përmirësimin e kushteve dhe mundësive për të rinjtë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së integrimit të strategjive rinore në planet zhvillimore të bashkive, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve vendore dhe të rinjve për një vendimmarrje më gjithëpërfshirëse. Diskutimet gjithashtu adresuan sfidat aktuale dhe hapat konkretë për të nxitur pjesëmarrjen aktive të rinisë në jetën publike dhe sociale.

Takimi përmbyllës në Bashkinë Ersekë solli në qendër të vëmendjes rolin e Këshillit Vendor Rinor, duke vënë theksin tek përfshirja aktive e të rinjve në hartimin dhe zbatimin e politikave lokale. Kjo nismë u pa si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rinisë dhe forcimit të zërit të tyre në proceset vendimmarrëse.

Takimet realizuan në kuadër të projektit “Zë & Impakt – Fuqizimi i Këshillave Rinor për Ndryshimin e Komunitetit”, i mbështetur nga Center for Democracy Foundation në kuadër të projektit RYDE, i financuar nga Bashkimi Europian. Projekti synon të fuqizojë të rinjtë përmes politikave gjithëpërfshirëse që promovojnë pjesëmarrjen, zhvillimin social dhe ekonomik, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes brezit të ri dhe institucioneve vendore.

Related Post

01/09/2025

OPEN CALL FOR NGOs in Albania

Stronger Voices for Better Choices Project OPEN CALL FOR

13/08/2025

Balanced Clicks Training: Youth Resilience in a Digital World

From 20–26 June, Jonilda Dema and Sibora Lohja, activists

Translate »