Qendra Rinore Lëvizëse e “Përtëj Barrierave” bëri një ndalesë të veçantë në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë. Në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe ngrohtësi, bashkëpunimi ynë me stafin e shkollës u shndërrua në një urë të re komunikimi, duke na lejuar të ndajmë magjinë e Realitetit Virtual (VR) në një mënyrë që tejkalon çdo pengesë.

🎮 Me ndihmë nga interpretimi i stafit të shkollës, komunikuam mbi risitë që teknologjia sjell në edukim dhe hymë së bashku në botën e VR duke hapur dritare të reja për eksplorim dhe mësim.

Nxënësit u ndanë në dy grupe dhe patën mundësinë të provojnë lojrat edukative që ofron Qendra Rinore Lëvizëse, duke përjetuar aventura dhe sfida që nxisin mendimin kritik, bashkëpunimin dhe, mbi të gjitha, argëtimin.

🌈 Kjo ditë na kujtoi se teknologjia e avancuar si VR mund të jetë një mjet i fuqishëm për të bashkuar njerëzit, duke e bërë mësimin të thjeshtë dhe të këndshëm për të gjithë, pavarësisht sfidave.

Faleminderit Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë dhe stafit të tyre për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo të ri ka mundësi të shkëlqejë dhe të zhvillohet në një mjedis që respekton dhe vlerëson diversitetin!

Ndalesa e rradhës? Qëndroni me ne për ta zbuluar!

Related Post

14/12/2024

Final In touch Conference

The final conference of the “IN TOUCH” project took

27/11/2024

EUAR

A T O O L K I T F

Translate »