Më 30 Tetor u zhvillua Mirësevjen Party – festa më e madhe e mirëseardhjes për studentët në Tiranë! Ky event ishte një mundësi unike për qindra të rinj që po nisin rrugëtimin e tyre në qytet. Me panairin informativ, ku morën pjesë universitete, organizata dhe biznese, diskutime mbi korsitë e biçikletave 🚴, një konkurs pikture për talentet e reja 🎨, dhe muzikë live deri në mbrëmje 🎶, atmosfera ishte plot energji dhe mundësi të reja!

Gjithashtu, promovuam platformën V-CALC dhe arritëm të informojmë më shumë se 100 persona mbi ndikimin e platformës për vlerësimin e impaktit të vullnetarizmit. Mirësevjen Party bëri bashkë studentët në një ditë që kombinon informacionin, argëtimin dhe lidhjet e reja, duke u kthyer në një traditë të dashur për qytetin!

Related Post

19/10/2026

CEV General Assembly 2026

Beyond Barriers was pleased to participate in the CEV

16/10/2026

More Critical, Less Hateful !

Tre te rinj aktiviste te Pertej Barrierave, Iva, Flori

Translate »