“Youth–Capacity building, Action and Responsibility for the Environment” (Youth-CARE) është një
përpjekje e strukturuar e 5 organizatave të shoqërisë civile për të sjellë në qendër të vëmendjes për të
rinjtë që jetojnë në zona të pafavorizuara dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me burimet natyrore
mjedisore, temën e mbrojetjes së mjedisit.
Projekti, i udhëhequr nga organizata Përtej Barrierave në bashkëpunim me 4 organizata të tjera me
përvojë të gjatë në edukimin joformal dhe ndërgjegjësimin mjedisor nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe
Mali i Zi, synon të ofrojë njohuri dhe mjete të strukturuara për të analizuar dhe për të rritur
ndërgjegjësimin në fushën e edukimit mjedisor për të rinjtë në zona të pafavorizuara në BE dhe Ballkanin
Perëndimor, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pas një vit inga nisja e projektit, Youth-CARE ka prodhuar tashmë disa rezultate: një studim krahasues
mbi pikëpamjet dhe nevojat e të rinjve në zonat e pafavorizuara të Ballkanit (duke u fokusuar në Shqipëri,
Mal të Zi dhe Greqi), i quajtur “Kapërcimi i Hendekut në Edukimin Mjedisor” dhe një sërë workshop-esh
dhe mjetesh praktike për të zhvilluar seminare të dobishme për të rinjtë, të cilat do t’u kalohen trajnerëve
dhe edukatorëve të rinj gjatë trajnimit të parashikuar të trajnerëve, dhe do të përdoren për të shumëfishuar
rezultatet e projektit në aktivitete lokale në vendet e lartpërmendura. I gjithë projekti bazohet në idenë se
edukimi joformal, metodologjia e përdorur për të zhvilluar dhe realizuar aktivitetet, është mënyra më e
mirë për të tejcuar koncepte të rëndësishme dhe të përshtatshme për të rinjtë, duke rritur ndërgjegjësimin
e tyre për temën dhe duke i motivuar ata për të ndërmarrë veprime.
Parashikohet që përgjatë kohëzgjatjes 2-vjecare të iniciativës të përfshihen drejtpërdrejt të paktën 865
persona, ndër të cilët të rinj, punonjës rinorë dhe aktorë nga katër vendet e angazhuara në projekt.
Youth-CARE financohet nga Komisioni Evropian përmes “Key Action 2” mbi Ndërtimin e Kapaciteteve
të programit Erasmus + Youth.
Më shumë informacion mbi projektin dhe rezultatet e tij mund të gjeni në faqet tona të internetit dhe
kanalet e mediave sociale.