Raporti Kombëtar mbi Pjesëmarrjen Politike, Sociale dhe Ekonomike të të Rinjve – 2023 ishte një event që mblodhi së bashku mbi 140 përfaqësues nga institucione publike, donatorë, organizata rinore, akademikë, media dhe të rinj nga shkollat e mesme dhe universitetet. Ky forum shërbeu për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet e raportit, duke ofruar rekomandime konkrete për fuqizimin e rolit të të rinjve në Shqipëri.
Aktiviteti u organizua nga Partners Albania for Change and Development në bashkëpunim me Beyond Barriers. Raporti është perpiluar që prej 2016 nga Partners Albania si pjesë e rrjetit të organizatave të HUB-it Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Pjesë e panelit ishin figura të rëndësishme si Znj. Jen Curatola, Zv. Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA-së, Z. Klevis Hysa, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dhe Znj. Iva Beharaj, Drejtore e Drejtorisë për Politika Rinore në Bashkinë Tiranë. Panelistët ndanë eksperiencat e tyre dhe theksuan rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimarrëse dhe politikat kombëtare.
Gjatë eventit, BBA pati hapesire te ndaje informacion edhe per projektin me te ri “Stronger Voices for Better Choices – A Youth Hub for Western Balkans and Turkey”, i cili synon rritjen e përfshirjes rinore në rajon dhe promovimin e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë. Projekti udhehiqet nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac ne partnership me 6 organizata te tjera nga Ballkani Perendimor dhe Turqia dhe financohet nga BE. Në sajë të këtij projekti, BBA do të vazhdoj me perpilimin e indeksit te pjesëmarrjes rinore ne Shqipëri si pjesë e Hubit rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve për një diskutim të pasur dhe një bashkëpunim të frytshëm që vë në qendër rininë shqiptare!
Faleminderit Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”Gjimnazi “Ismail Qemali”, TiraneGjimnazi Besnik SykjaGjimnazi “Qemal Stafa” Faqja Zyrtare, Turgut Ozal High School Tirana për pjesëmarrjen! Gjithashtu dhe Universiteti Europian i Tiranës!
Faleminderit Partners Albania for Change and Development për mbeshtetjen dhe bashkëpunimin në këtë event kaq me vlerë dhe të bukur!