Në vijim të përhapjes së rezultateve të projektit CIRCLUSIVO, Shoqata Përtej Barrierave pati kënaqësinë të prezantojë këtë iniciativë gjatë një mbrëmjeje kulturore franceze të organizuar në Tiranë. Aktiviteti mblodhi së bashku 30 të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të ndarë përvoja mbi artin dhe përfshirjen sociale nëpërmjet formave të ndryshme të shprehjes kulturore.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, ne ndamë me pjesëmarrësit historinë, objektivat dhe qasjen inovative të projektit CIRCLUSIVO, i cili përdor artet e cirkut si një mjet edukimi joformal për përfshirjen e të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara. Prezantimi ynë u shoqërua me pamje dhe materiale nga seminari i zhvilluar në Barcelonë, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi ndikimin dhe energjinë pozitive që ky projekt përcolli tek të rinjtë pjesëmarrës.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes në art dhe edukim, si dhe për të prezantuar modelin e CIRCLUSIVO si një praktikë e mirë që mund të përshtatet edhe në kontekste të tjera kulturore dhe edukative në Shqipëri. Pjesëmarrja jonë në këtë mbrëmje kulturore vuri theksin mbi forcimin e dialogut ndërkulturor dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qasjeve gjithëpërfshirëse për rininë.

Related Post

11/03/2025

Circuslivo- praktikat e mira me te rinjte e Institutit qe nuk degjojne

Pas pjesëmarrjes në seminarin CIRCLUSIVO në Barcelonë, Shoqata Përtej Barrierave (BBA) nisi menjëherë

28/02/2025

Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE)

The Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE), financed by

Translate »