Sot, në Ditën Kombëtare të Rinisë, Përtej Barrierave në bashkëpunim me Partners Albania ka kënaqësinë të prezantojë Raportin e Monitorimit të Pjesëmarrjes Politike, Sociale dhe Ekonomike të të Rinjve në Shqipëri 2024, në kuadër të projektit rajonal “Stronger Voices for Better Choices – A Youth Hub for Western Balkans and Turkey”.
Ky raport është rezultat i një pune të gjatë kërkimore dhe analitike, që synon të ofrojë një kuadër të qartë mbi nivelin e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje, jetën shoqërore dhe proceset ekonomike në Shqipëri.
Një Proces i Bazuar në Të Dhëna dhe Bashkëpunim
Hartimi i raportit është realizuar përmes mbledhjes së të dhënave cilësore dhe sasiore, krahas studimit të dokumenteve strategjike dhe politikave rinore në nivel lokal dhe kombëtar.
Ky proces është mbështetur nga bashkëpunimi i ngushtë me organizata partnere, institucione publike dhe aktorë të tjera që kontribuojnë në fushën e rinisë.
Gjetje Kryesore
Raporti analizon tre dimensione të rëndësishme të pjesëmarrjes së të rinjve:
- Pjesëmarrjen Politike
- Pjesëmarrjen Sociale
- Pjesëmarrjen Ekonomike
Rezultatet tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të punësimit dhe arsimit të të rinjve. Megjithatë, sfida të rëndësishme mbeten, si:
- limitet në përfaqësimin politik të të rinjve,
- mospërfshirja në proceset e vendimmarrjes,
- dhe pabarazitë gjinore që vijojnë të ndikojnë aksesin dhe mundësitë.
Kontribut për Politikat Rinore
Ky studim shërben si një instrument i rëndësishëm informues për hartuesit e politikave, institucionet publike dhe shoqërinë civile.
Ai synon të nxjerrë në pah nevojat dhe potencialet e rinisë shqiptare dhe të kontribuojë në zhvillimin e qasjeve më gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të orientuara drejt së ardhmes.
*Projekti ‘Stronger Voices for Better Choices – Youth Hub for WB&T’ është një iniciativë rajonale që synon të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje, të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile dhe të forcojë angazhimin qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Projekti financohet nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA III). Projekti drejtohet nga Fondacioni Ana and Vlade Divac dhe në Shqipëri koordinohet nga Përtej Barrierave.
Related Post
Youth Participation Monitoring Report 2024 – “Stronger Voices for Better Choices – Youth Hub for the Western Balkans and Turkey”
Today, on National Youth Day, Beyond Barriers in collaboration
