Trajnimi i Gazetarisë Mobile- nga qoshet në qytete” mblodhi së bashku 25 pjesëmarrës të rinj nga Kukësi, të cilët u trajnuan për edukimin mediatik. Pjesëmarrësit u njohën me konceptet kryesore të edukimit mediatik dhe shtyllat kryesore të ndërtimit të tij. Përmes mjeteve online si Kahoot dhe Mentimeter , pjesëmarrësit punuan në grupe të vogla për të testuar njohuritë e tyre në temën e trajnimit dhe më pas u njohën me metodologjinë piramidale se si të shkruajnë artikuj.Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grupe dhe individualisht, si dhe të analizojnë punën e tyre, duke dhënë sugjerime dhe argumente për përmirësimin e aftësive të të shkruarit. Në vazhdim të trajnimit, të rinjtë u njohën me platformat online për shkrimin e blogjeve dhe mësuan se si të promovojnë faqet e tyre në blog. Ata u argëtuan kur filluan të shihnin se si mund të krijonin video reportazh, video mesazhe dhe video animacion. Pjesëmarrësit u ndanë në 5 grupe pune për t’u mentoruar gjatë periudhës janar-mars 2023, për të krijuar formate të ndryshme mediatike të cilat do të jenë rezultatet reale të projektit të krijuara nga vetë pjesëmarrësit.

Related Post

15/06/2023

Artikuj/ Blog – Mobile Journalism

Në përfundim të projektit “Mobile Journalism: From Corners to

13/06/2023

Artikuj/Blog- Mobile Journalism

Në përfundim të projektit “Mobile Journalism: From Corners to

Translate »