19 të rinj nga Vlora janë trajnuar për edukimin mediatik, në kuadër të projektit “Gazetaria mobile – Nga qoshet në qytete”. Pjesëmarrësve iu prezantuan konceptet kryesore të edukimit mediatik dhe shtyllat kryesore të tij. Nëpërmjet mjeteve online si kahoot dhe mentimetër pjesëmarrësit punuan në grupe të vogla për të testuar njohuritë e tyre mbi temën e trajnimit. Pjesa tjetër e aktivitetit iu kushtua mësimit të shkrimit të artikujve duke ndjekur parimet e gazetarisë dhe metodologjinë e pirmaidës për shkrimin e artikujve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grup dhe individualisht, si dhe të analizojnë, japin sugjerime dhe argumente për përmirësimin e aftësive të tyre në të shkruar dhe të punojnë në kriteret e shkrimit të artikujve. Në vazhdim të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me formatin e blogut pasi mësuan të shkruajnë një të tillë, si dhe u prezantuan me disa platforma online për të shkruar bloge dhe për të promovuar shkrimin online. Pjesa e fundit e trajnimit iu kushtua krijimit të video reportazheve, video mesazheve dhe video animacionit. Gjatë periudhës janar-shkurt 2023, pjesëmarrësit do të mentorohen online për të krijuar formate të ndryshme mediatike të cilat do të jenë produkte të krijuara nga vetë pjesëmarrësit.

Related Post

15/06/2023

Artikuj/ Blog – Mobile Journalism

Në përfundim të projektit “Mobile Journalism: From Corners to

13/06/2023

Artikuj/Blog- Mobile Journalism

Në përfundim të projektit “Mobile Journalism: From Corners to

Translate »