Lajme të bukura ☀️

🙌🏻 Kemi filluar tashmë trajnimin mbi aftësitë e gjelbra me nxënës të Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë (INND) në Tiranë, në kuadër të implementimit të projektit “Green Skills for Youth with Hearing Impairment”, me mbështetjen financiare të Canada in Italy, Albania, Malta and San Marino

📌 Sesioni i zhvilluar nga trajnerja, Znj. Klaudia Piroli iu dedikua njohurive dhe aftësive bazë në mbjelljen dhe përkujdesin ndaj bimëve. Nxënësit patën mundësinë të praktikojnë informacionet e marra duke mbjellë vetë fara lulesh dhe perimesh, për rritjen e të cilave do të kujdesen tashmë çdo ditë.

🤩 Falenderime të përzemërta për trajneren tonë dhe për mësueset e INND, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkushtimin në misionin e tyre. Faleminderit Ambasada Kanadeze për besimin!

☘️🌸 Një surprizë e bukur na pret në vazhdim!

Projekti “Green Skills for Youth with Hearing Impairment” është financuar nga CFLI (Canada Fund for Local Initiatives)

#CFLI #CanadaAlbania #Youth #Teamwork 🤝

Related Post

24/02/2025

Thirrje per mesues, eksperte mjedisore, aktiviste e vullnetare!

Trajnimi për trajnerët mbi EUAR është një pjesë kyçe e

20/02/2025

Circuslivo- A seminar for inclusion through the use of circus

From February 11-18, 2025, Beyond Barriers Association (BBA) had the opportunity to

Translate »