Mbyllëm sot me sukses Samitin Rinor të mbajtur në Tiranë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë”. Ky projekt njëvjeçar është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve shqiptarë si lider të së ardhmes dhe rritjen e angazhimit të tyre komunitar dhe politik.

Hapja e samitit u bë nga znj. Ana Mullanji, Drejtoreshë Ekzekutive e organizatës Përtej Barrierave, e cila vendosi theksin tek bashkëpunimi ndër-sektorial dhe sidomos tek roli që ka familja, komuniteti dhe organizatat për të krijuar liderë rinorë. Më pas, fjala iu dha znj. Bora Muzhaqi, e cila foli për potencialin premtues të të rinjve shqiptarë dhe punën që Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është duke zhvilluar për të vendosur në qendër rininë dhe për t’i ardhur në ndihmë me sfidat e tanishme.

Në fund të fjalëve përshëndetëse, znj. Amanda Roberson, zv. Shefja e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, foli për rëndësinë e mbështetjes së nismave të ngjashme që synojnë të zhvillojnë rininë dhe të çojnë vendin përpara.

Në vazhdim, të ftuarit u njohën me detaje për projektin dhe fazat e zhvillimit të tij me një prezantim nga Koordinatorja e projektit, znj. Kristjana Bashaj, e cila i cilësoi të rinjtë pjesëmarrës në projekt si forcë pozitive e ndryshimit në komunitet.

Pjesa e parë e samitit u mbyll me një panel diskutimi mbi “aktivizmin dhe angazhimin politik të të rinjve”. Një falënderim i veçantë shkon për gjithë të ftuarit:

– Znj. Fjoralba Caka Fjoralba Caka – Ish Zv. Ministre e Drejtësisë;

– Znj. Erida Skëndaj – Drejtore Ekzekutive e Komiteti Shqiptar i Helsinkit

– Znj. Alba Cela – Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare Albanian Institute for International Studies;

– Znj. Klotilda Jaupi Klotilda Bilçari Jaupi – Drejtoreshë e Gjimnazi “Qemal Stafa” Faqja Zyrtare;

– Z. Klajdi Priska – Aktivist dhe Oficer Politikash në Kongresi Rinor Kombëtar.

Pjesa e dytë e aktivitetit iu dedikua grupeve të diskutimit, ku pjesëmarrësit dhanë rekomandimet e tyre për pesë tema të lidhura me lidershipin dhe aktivizmin rinor.

Në përfundim, u shpërndanë certifikata për të rinjtë që ishin pjesë e trajnimeve dhe mentorimeve përgjatë projektit.

Faleminderit Ambasadës së SHBA në Tiranë për mbështetjen, znj. Bora Muzhaqi dhe gjithë të ftuarve për pjesëmarrjen dhe për vlerën e shtuar që sollën në këtë samit!

Related Post

01/10/2024

V-Calc 3-rd Newsletter is here!

Are you passionate about understanding and showcasing the true

19/09/2024

Volunteering IMPACT- Training Session

We are happy to announce the successful completion of

Translate »