Sot, Qendra Rinore Lëvizëse transformoi furgonin e saj në një sallë të vogël kinemaje, duke sjellë një atmosferë magjike për fëmijët dhe adoleshentët pranë zonës së Pazarit të Ri. Shfaqja e filmit “Inside Out 2” u mirëprit nga të gjithë, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme dhe të mbushur me emocion.

Çdo ditë, nga ora 18:00 deri në 21:00, Qendra Rinore Lëvizëse sjell risi dhe argëtim në Pazarin e Ri. Programi ynë përfshin aktivitete të ndryshme, që jo vetëm që argëtojnë, por edhe edukojnë pjesëmarrësit. Me qëllim promovimin e zhvillimit personal dhe social të të rinjve, ne ofrojmë një gamë të gjerë veprimtarish edukative dhe kreative.

Mos e humbisni mundësinë për të marrë pjesë në këto aktivitete unike që sjellin gëzim dhe mësim në të njëjtën kohë. Ejani dhe bëhuni pjesë e një aventure të re çdo ditë, vetëm në Pazarin e Ri!

📌Falenderojmë drejtorinë e rinisë Bashkia Tiranë, Njesia Administrative Nr.10, Credins Foundation dhe Pazari_i_ri për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

#QendraRinoreLevizese#PazariIRi#AktiviteteRinore#ArgetimPaFund

Related Post

01/09/2025

OPEN CALL FOR NGOs in Albania

Stronger Voices for Better Choices Project OPEN CALL FOR

13/08/2025

Balanced Clicks Training: Youth Resilience in a Digital World

From 20–26 June, Jonilda Dema and Sibora Lohja, activists

Translate »