Më 23 tetor 2024, organizata “Përtej Barrierave” mori pjesë si organizatë e ftuar në një sesion të zhvilluar në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të OJF-ve”, nga Partners Albania for Change and Developement. Sesioni u mbajt me pjesëmarrjen e 10 përfaqësuesve nga 5 organizata të reja të përzgjedhura në këtë program.
Gjatë këtij aktiviteti, organizata jonë ndau eksperiencat dhe praktikat më të mira, duke u fokusuar në qasjet efektive për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë organizative, si dhe në mënyrat për të adresuar nevojat e grupeve të interesit përmes nismave advokuese.
Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me programet Erasmus+ (E+) dhe European Solidarity Corps (ESC), duke përfshirë:
- Burimet kryesore për këto programe, si platforma e SALTO SEE dhe ajo e Pikave të Kontaktit për Ballkanin Perëndimor.
- Mundësitë për ngritjen e kapaciteteve organizative përmes këtyre programeve.
- Përfitimet që organizatat mund të kenë nga përfshirja dhe puna me E+ dhe ESC.
Në përfundim, ftuam organizatat pjesëmarrëse të ndjekin me vëmendje njoftimet nga Pika jonë e Kontaktit dhe burime të tjera të dedikuara, për të përfituar nga mundësitë e ofruara për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të tyre.


Related Post
Strengthening Bonds Through Shared Experiences
The ILIVE journey continues in the beautiful Grand Park
Young Leaders Discuss EU Integration and Youth Policy at Europe House Tirana
LIVE from Europe House Tirana We’re happy to be
