🌟 Mundësi unike për të rinjtë shqiptarë dhe studentët e interesuar në kërkimin shkencor dhe inovacionin!

Jeni të apasionuar pas shkencës, inovacionit dhe kërkimit?

Projekti CORYA, financuar nga programi Horizon Europe, sjell për ju një mundësi të veçantë:

një kurs online falas, fleksibël dhe në shqip mbi Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm, duke integruar metodologjinë e Shkencës së Qytetarëve – një risi në Shqipëri, edhe pse shumë e zhvilluar në mbarë botën! 🔬📚📊

🔹 Krijuar nga ekspertët e Qendrës për Inovacion Social në Vjenë (ZSI), lider në kërkimin shkencor dhe inovacionin social.

🔹 Përshtatur nga Përtej Barrierave, me ekspertizë 20-vjecare në sektorin e punës rinore në Shqipëri.

🔹 100% online dhe fleksibël – ndiqeni sipas ritmit tuaj në një platformë user-friendly.

🔹 Mentorim nga ekspertë përgjatë kursit.

🔹 Certifikatë për të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit.

💡 Mos e humbisni këtë mundësi unike për të fituar aftësi dhe njohuri në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, me metodologji dhe standarde europiane!

📅 Vendet për sesionin e parë (3 mars-30 prill 2025) janë të limituara dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 shkurt !

🔗 Apliko tani, duke plotësuar këtë formë të shkurtër: https://forms.gle/AbDpwpF6EWCMEwVE6

*Financuar nga Bashkimi Europian përmes projektit REINFORCING #ORRI

Related Post

28/02/2025

Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE)

The Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE), financed by

28/02/2025

Call for Applications: Senior Policy Researcher

Application Deadline: March 31, 2025 Beyond Barriers (Albania), as part

Translate »