Sot ishte një ditë e veçantë për ne!
Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me partnerët tanë, inaguruam sot Serën e dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale të Shkollës Speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë.
Me mbështetjen financiare të Platformës Smile.al dhe partneret e saj Bankën Credins, Fondacionin Credins, Partnerët Shqipëri, Grant Thorton dhe Vodafone Albania, dhe punën e palodhur të stafit dhe vullnetarë tanë, kemi ndërtuar një serë të veçantë për një target grup i cili meriton më shumë vëmendje nga të gjithë ne.
Sera jonë mesimore, do t’u ofrojë nxënësve të shkollës speciale edukim alternativ praktik për kopshtari dhe hortikulture por jo vetëm. Në serë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, me mësuesit dhe vullnetarët krijohet një mjedis miqësor për edukimin e tyre, i cili ndikon ne rritjen e mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve dhe i lejon ata të përmirësojnë sadopak aftësitë e tyre motorike dhe shqisore.
Gjatë ceremonisë së inagurimit të mbajtur sot në mjediset e serës, e cila ndodhet në mjedisin e shkollës speciale, patëm të ftuar znj Evis Kushi – Ministre e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të platformës Smile.al, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Drejtorisë Arsimore, stafin dhe fëmijë të shkollës, prindërit e tyre, vullnetarët dhe miqtë e Përtej Barrierave.
Faleminderit donatorëve, partnerëve, mbështetësve, stafit, vullnetarëve dhe të gjithë miqve tanë në Shqipëri, Ballkan dhe Europë të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.
smile.al
Related Post
Ekperienca e Emanueles mbi projektin “Aftësi të Gjelbra për Nxënësit me Vështirësi në Dëgjimin
Ndiqni eksperiencen e Emanuelës, nxënëse pranë Institutit të Nxënësve