AktivizON është një projekt strategjik që do të zhvillohet në kuadër të TEYC dhe implementohet nga organizata Përtej Barrierave për përmirësimin e punës rinore në Shqipëri përmes përdorimit të mjeteve dixhitale.

Projekti AktivizON ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e punonjësve/liderave/aktivistëve rinor të cilët punojnë direkt në fushën e diversitetit kulturor, pjesëmarrjes rinore, përfshirjes sociale, programeve rinore Europian dhe ofron mënyra krijuese të të mësuarit virtual, përmes internetit.

Përmes projektit AktivizON do të krijohet një platformë virtuale, e cila do të përmbajë 5 module trajnimi me tematike specifike sipas modelit të Kompetencave të përdorur në nivel Europian.

Platforma do të programohet në gjuhën shqip, dhe përmes saj do të trajnoheni duke përdorur metodën e mësimit të vetë drejtuar. Platformën dhe kurset mund t’i aksesoni në cdo kohë dhe moment për aq kohë sa ju do të dëshironi! Platforma do të ofrojë gjithashtu burime shtesë materialesh të vendosura në dispozitën tuaj për të mësuar më shumë për kuadrin e punës rinore jo vetëm në Shqipëri por edhe në nivel Evropian. Në përfundim të cdo kursi ju do të mund të gjeneroni automatikisht certifikatën sipas kursit ku ju jeni regjistruar!
Qëndroni me ne për më shumë informacion.

*Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.*

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022

#EYC2022#ActivateYouth

#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress

#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Related Post

29/03/2024

First Capacity Building Training! V-Calc

We are happy to announce the successful completion of

27/03/2024

V-Calc second Newsletter! Volunteering impact platform is live!

Dear audience, the BETA version of the V-CALC Platform

Translate »