Trajnimi i tretë i projektit MEDIA MINDS, “Video Production & Digital Storytelling” përfundoi me sukses!![]()
Pjesëmarrësit e rinj eksploruan botën emocionuese të prodhimit të videove, duke mësuar si të tregojnë histori interesante përmes teknikave të filmimit dhe montazhit. ![]()
Gjatë trajnimit, të rinjtë punuan për të krijuar video ide që angazhojnë audiencën e tyre. Ata mësuan sesi të krijojnë storyboards dhe të kapin pamje që përcjellin mesazhe. ![]()
![]()
Etika e medias dhe krijimi i përmbajtjeve të përgjegjëshme ishin gjithashtu në fokus, për të siguruar që videot e tyre të ishin të besueshme dhe me ndikim. ![]()
Në fund të trajnimit, secili grup krijoi një video të shkurtër që pasqyronte kreativitetin dhe aftësitë e reja të mësuara në këtë trajnim. Prezantimi i projekteve të tyre ishte një moment i veçantë, pasi çdo video kishte një qasje unike dhe mesazh të fuqishëm! ![]()
Na ndiqni për fazat e ardhshme të këtij projekti, më shumë trajnime dhe aktivitete po vijnë! ![]()
Ky projekt mbështetet nga @usembassytirana nëpërmjet American Spaces! ![]()



Related Post
Balanced Clicks Training: Youth Resilience in a Digital World
From 20–26 June, Jonilda Dema and Sibora Lohja, activists

