Pas pjesëmarrjes në seminarin CIRCLUSIVO në Barcelonë, Shoqata Përtej Barrierave (BBA) nisi menjëherë zbatimin e njohurive të përfituara për të sjellë një ndikim konkret në komunitet. Në javën e parë të marsit 2025, zhvilluam një aktivitet ndjekës pranë Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë, ku bashkëpunuam me 15 të rinj me dëgjim të kufizuar për të sjellë një përvojë ndryshe, gjithëpërfshirëse dhe kreative. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të prezantojë projektin CIRCLUSIVO dhe metodologjinë e tij inovative, duke përdorur artet e cirkut si një mjet për edukim joformal dhe përfshirës. Përmes një programi të menduar me kujdes, krijuam hapësira ku të rinjtë mund të shprehnin veten, të eksperimentonin me lëvizjen, bashkëpunimin dhe lojën, si dhe të mësonin vlera si besimi, respekti dhe bashkëpunimi.

Gjatë aktivitetit, prezantuam mesazhin që qëndron në thelb të CIRCLUSIVO – se përfshirja e të rinjve me aftësi ndyshe nuk është thjesht një qëllim, por një proces që kërkon kreativitet, qasje të reja dhe vullnet për të ndërtuar ura midis diversitetit.

Ky aktivitet u mirëprit ngrohtësisht nga të rinjtë dhe stafi i institutit, duke krijuar një ambient të gjallë dhe mbështetës ku secili pjesëmarrës kishte hapësirën të ishte pjesë aktive e procesit të të mësuarit. Përtej argëtimit, ky ishte një hap domethënës drejt rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e edukimit gjithëpërfshirës dhe forcimit të pjesëmarrjes së barabartë të të rinjve në shoqëri. Shoqata Përtej Barrierave mbetet e angazhuar për të shpërndarë njohuritë dhe praktikat më të mira të përfituara nga eksperiencat ndërkombëtare, dhe për t’i kthyer ato në veprime konkrete që fuqizojnë të rinjtë në nivel lokal.

Ky follow-up shënoi vetëm fillimin e një sërë nismash që synojnë të përdorin artin dhe edukimin joformal si mjete për zhvillim, përfshirje dhe barazi për të gjithë të rinjtë, pa dallim.

Related Post

28/02/2025

Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE)

The Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE), financed by

28/02/2025

Call for Applications: Senior Policy Researcher

Application Deadline: March 31, 2025 Beyond Barriers (Albania), as part

Translate »