Në kuadër të projektit “Zë & Impakt – Fuqizimi i Këshillave Rinor për Ndryshim në Komunitet”,
organizata Përtej Barrierave ka zhvilluar gjatë muajit nëntor një seri workshopesh në bashkitë
Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Kolonjë. Këto takime patën në qendër identifikimin e
nevojave dhe prioriteteve të të rinjve në secilën bashki, duke shërbyer si hapa të parë drejt
hartimit të Planeve të Veprimit Rinor Lokal.


Në Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Kolonjë, pjesëmarrësit përfshinë anëtarë të Këshillave
Rinor Vendor, përfaqësues të bashkive, të rinj të komunitetit, mësues, aktivistë dhe madje edhe
kryetarin e bashkisë Gjirokastër. Përmes sesioneve interaktive, diskutimeve të hapura dhe punës
në grup, të rinjtë u përfshinë drejtpërdrejt në procesin e konsultimit, duke artikuluar sfidat e tyre,
nevojat dhe idetë për të ardhmen.


Këto workshop-e nuk ishin vetëm aktivitete diskutimi, por ushtrime konkrete për fuqizimin e
zërit rinor në proceset vendimmarrëse. Rezultatet e tyre do të shërbejnë si bazë për hartimin e
planeve të strukturuara, që do të adresojnë sfida si arsimi, punësimi, pjesëmarrja qytetare dhe
krijimi i mundësive të reja për zhvillimin rinor në nivel lokal.


Organizata Përtej Barrierave falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkitë partnere për
mbështetjen dhe gatishmërinë, duke dëshmuar se kur të rinjtë përfshihen aktivisht, vendimmarrja
bëhet më gjithëpërfshirëse dhe komunitetet më të forta.


Aktivitetet janë realizuar në kuadër të projektit “Zë & Impakt – Fuqizimi i Këshillave Rinor për
Ndryshim në Komunitet”, i mbështetur nga Center for Democracy Foundation në kuadër të
projektit Rajonal të Dialogut të të Rinjve për Evropën (RYDE), financuar nga Bashkimi
Europian.

Related Post

01/09/2025

OPEN CALL FOR NGOs in Albania

Stronger Voices for Better Choices Project OPEN CALL FOR

13/08/2025

Balanced Clicks Training: Youth Resilience in a Digital World

From 20–26 June, Jonilda Dema and Sibora Lohja, activists

Translate »