Për dy ditë me radhë, 24 të rinj nga Këshillat Vendor Rinor të Tepelenës, Kolonjës, Gjirokastrës dhe Sarandës morën pjesë në një trajnim intensiv dhe gjithëpërfshirës. Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e aftësive kryesore për identifikimin e nevojave dhe sfidave të komunitetit, aftësitë negociuese, menaxhimin e konflikteve dhe proceset e konsultimit publik.

Gjatë punës praktike, të rinjtë realizuan simulime të mbledhjeve të këshillave rinorë, forume publike dhe diskutime strategjike për të forcuar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen lokale. Përmes punës në grup, role-play, debateve të simuluara dhe analizave konkrete, pjesëmarrësit jo vetëm që përforcuan aftësitë e tyre si anëtarë aktivë të KVR-ve, por gjithashtu u përgatitën si liderë të ardhshëm për komunitetet që përfaqësojnë.

Ky bootcamp shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt fuqizimit të këshillave rinorë vendorë dhe advokimit për politika më të mira dhe më gjithëpërfshirëse për të rinjtë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Zë & Impakt – Fuqizimi i Këshillave Rinor për Ndryshimin e Komunitetit”, i mbështetur nga Center for Democracy Foundation në kuadër të projektit Rajonal të Dialogut të të Rinjve për Evropën, financuar nga Bashkimi Europian.

Related Post

14/08/2026

Annual Report 2025!

This report brings together some of the work, moments,

11/08/2026

NEWSLETTER: June & July 2026

Two months, one newsletter and so many things to

Translate »