AktivizON është një projekt strategjik që po zhvillohet në kuadër të Tirana European Youth Capital dhe implementohet nga organizata Përtej Barrierave për përmirësimin e punës rinore në Shqipëri përmes përdorimit të mjeteve dixhitale.
Projekti AktivizON ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e punonjësve/liderave/aktivistëve rinor të cilët punojnë direkt në fushën e diversitetit kulturor, pjesëmarrjes rinore, përfshirjes sociale, programeve rinore Europian dhe ofron mënyra krijuese të të mësuarit virtual, përmes internetit.
Përmes projektit AktivizON do të krijohet një platformë virtuale, e cila do të përmbajë 5 module trajnimi me tematike specifike sipas modelit të Kompetencave të përdorur në nivel Europian.
Platforma do të ndërtohet në gjuhën Shqipe në mënyre që të jetë e lehtë dhe e kuptueshme për tu përdorur me funksionet dhe modalitet miqësore për të gjithë ata që kanë njohuri bazë të lundrimit në internet.

Përmes platformës të rinjtë, punonjës rinorë, mësues apo aktivistë të angazhuar në fushën rinore, do të kenë mundësinë të trajnohen në 5 modulet e platformës në mënyrën asinkronius me facilitimin e një trajneri online I cili do të këshillojë dhe udhëzojë përgjatë trajnimit. Qëllimi I trajnimeve online është të trajnojë pjesëmarrësit mbi të drejtat e njeriut, punën rinore, mësimin ndërkulturor, vullnetarizmin, të drejtat sociale si dhe t’I pajise ata me njohuri mbi mjete të ndryshme dixhitale dhe burime të reja informacioni që të mund t’I përdorin në përditshmëri me punën me të rinjtë por edhe për të rritur kapacitetet e tyre në fushën e punës rinore në vetvete.  

Trajnimet do të mbahen në periudhën kohore 10 nëntor me 10 dhjetor 2022 falas për të gjithë të regjistruarit.
* Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022#EYC2022#ActivateYouth#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Related Post

29/03/2024

First Capacity Building Training! V-Calc

We are happy to announce the successful completion of

27/03/2024

V-Calc second Newsletter! Volunteering impact platform is live!

Dear audience, the BETA version of the V-CALC Platform

Translate »