Në kuadër të projektit “AktivizON.al: Qasje Inovative për Rritjen e Pjesëmarrjes Aktive Rinore”, u mbajt Konferenca Kombëtare e Punës Rinore 1.0 “AktivizON”.

Konferenca mblodhi së bashku 50 persona nga fusha rinore, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve, shoqëria civile, punonjës rinorë të profileve dhe tematikave të ndryshme, punonjës bashkie, mësues nga edukimi formal, për të diskutuar për zhvillimet konkrete të punës rinore në Shqipëri, njohjen sociale dhe ligjore të saj.

Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin e platformës Aktivizon.al, një risi në fushën e punës rinore në Shqipëri, që sjell për herë të parë module të trajnimit të punonjësve rinorë online, në mënyrë të pavarur, asinkrone dhe pa asnjë pagesë!

Kishim kënaqësinë të kishim të ftuar znj. Alba Brojka, në cilësinë e Drejtueses së zyrës lokale në Shqipëri të Regional Youth Cooperation Office – RYCO, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe kontributin që RYCO ka dhënë për rritjen e kapaciteteve të të rinjve në Shqipëri.

Gjithashtu falenderojmë znj. Ira Topalli e cila si pjesë e skuadrës së TEYC, në cilësinë e menaxheres së marrëdhënieve me jashtë foli mbi punën e Kongresi Rinor Kombëtar në sektorin rinor dhe zhvillimin e punës rinore përmes fuqizimit të punonjësve rinorë.

Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit diskutuan mbi rekomandime të mëtejshme për përmirësimin e punës rinore në vend.

*Konferenca u implementua si pjesë e projektit “AktivizON.al – Qasje Inovative për rritjen e Pjesëmarrjes Aktive Rinore”, në kuadër të titullit Tirana Kryeqyteti Europian i të Rinjve i financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë.

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityofTirana #Riniaktive #Vullnetarizem #argetim #Gjitheperfshirje

Related Post

01/10/2024

V-Calc 3-rd Newsletter is here!

Are you passionate about understanding and showcasing the true

19/09/2024

Volunteering IMPACT- Training Session

We are happy to announce the successful completion of

Translate »