“Dimensione Rinore – Potenciali dhe Zhvillimi i Punës Rinore në Shqipëri” është projekti më i ri që po implementojmë në kuadër të titullit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një mjedisi mundësues shumë dimensional ku puna rinore njihet si mekanizëm kyç për fuqizimin e te rinjve, nxitjen e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri.

Në kuadër të këtij projekti, PB dhe KRK janë duke punuar mbi Studimin Kombëtar mbi Punën Rinore. Studimi synon të hedhë dritë mbi situatën aktuale të Punës Rinore dhe Punonjësit Rinor në Shqipëri. Studimi bazohet në miksim metodash kërkimore: analizë teorike, hulumtim në burime parësore dhe dytësore, analizë të gjetjeve të pyetësorit të hartuar për punonjës rinorë dhe analizë e intervistave të thelluara me zyrtarë të lartë të fushës së rinisë, nëpunës në njësi te vetëqeverisjes vendore që mbulojnë çështjet e rinisë dhe punonjës rinorë.
Sot do të ndajmë me ju disa nga pengesat kryesore të punonjësve rinorë në Shqipëri.
Na ndiqni në vazhdimësi për të mësuar më shumë detaje nga ky studim!

*Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë.

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022#EYC2022#ActivateYouth

#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress

#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Related Post

29/03/2024

First Capacity Building Training! V-Calc

We are happy to announce the successful completion of

27/03/2024

V-Calc second Newsletter! Volunteering impact platform is live!

Dear audience, the BETA version of the V-CALC Platform

Translate »