Dimensione Rinore – Potenciali dhe Zhvillimi i Punës Rinore në Shqipëri” është projekti më i ri që po implementojmë në kuadër të titullit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një mjedisi mundësues shumë dimensional ku puna rinore njihet si mekanizëm kyç për fuqizimin e te rinjve, nxitjen e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri.

Në kuadër të këtij projekti, PB dhe KRK janë duke punuar mbi Studimin Kombëtar mbi Punën Rinore. Studimi synon të hedhë dritë mbi situatën aktuale të Punës Rinore dhe Punonjësit Rinor në Shqipëri. Studimi bazohet në miksim metodash kërkimore: analizë teorike, hulumtim në burime parësore dhe dytësore, analizë të gjetjeve të pyetësorit të hartuar për punonjës rinorë dhe analizë e intervistave të thelluara me zyrtarë të lartë të fushës së rinisë, nëpunës në njësi te vetëqeverisjes vendore që mbulojnë çështjet e rinisë dhe punonjës rinorë.

Shkarkoni dokumentim me poshte per me shume informacion.

*Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë.

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022#EYC2022#ActivateYouth

#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress

#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Related Post

23/07/2024

Qendra Rinore Lëvizëse kthehet në një kinema të vogël!

Sot, Qendra Rinore Lëvizëse transformoi furgonin e saj në

19/07/2024

Aktivitete ne Pazarin e Ri me Qendren Rinore Levizese

Bashkohuni me Qendrën Rinore Lëvizëse në Pazarin e Ri!

Translate »