Raporti Kombëtar i Monitorimit të Pjesëmarrjes së të Rinjve në Shqipëri për vitin 2023, përgatitur nga organizata “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, ofron një panoramë të qartë mbi përfshirjen e të rinjve në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit.

Të dhënat tregojnë një pjesëmarrje ende të ulët të të rinjve në vendimmarrje politike, me mungesë përfaqësimi në poste kyçe si ministra, zëvendësministra apo kryetarë bashkish. Në nivelin social dhe ekonomik, raporti evidenton rrezikun e varfërisë, papunësinë e lartë dhe përqindje të larta të të rinjve jashtë arsimit dhe trajnimit.

Megjithëse janë bërë hapa përpara në krijimin e strukturave rinore dhe mjeteve digjitale për pjesëmarrje, mungesa e mbështetjes financiare dhe politike vazhdon të pengojë fuqizimin e të rinjve.

Ky raport është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të monitoruar dhe advokuar për përmirësimin e politikave rinore në Shqipëri dhe është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Related Post

28/02/2025

Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE)

The Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE), financed by

28/02/2025

Call for Applications: Senior Policy Researcher

Application Deadline: March 31, 2025 Beyond Barriers (Albania), as part

Translate »