Tashmë e dini që nje platformë e re është duke ardhur për ju, duke ju dhënë mundesinë të trajoheni falas në 5 module te ndryshme. AtivizON është një projekt strategjik që do të zhvillohet në kuadër të TEYC dhe implementohet nga organizata Përtej Barrierave për përmirësimin e punës rinore në Shqipëri përmes përdorimit të mjeteve dixhitale.
Projekti AktivizON ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e punonjësve/liderave/aktivistëve rinor të cilët punojnë direkt në fushën e diversitetit kulturor, pjesëmarrjes rinore, përfshirjes sociale, programeve rinore Europian dhe ofron mënyra krijuese të të mësuarit virtual, përmes internetit.
Përmes projektit AktivizON do të krijohet një platformë virtuale, e cila do të përmbajë 5 module trajnimi me tematike specifike sipas modelit të Kompetencave të përdorur në nivel Europian.

Të pestë modulet specifike synojnë të ngrejnë kapacitetet e të trajnuarve duke përmirësuar njohuritë, qëndrimet, aftësitë dhe sjellen mbi fushat specifike te moduleve.

a) Të drejtat sociale
b) Edukimi për të drejtat e njeriut dhe puna rinore
c) Qasje edukative dhe mjetet e punës në edukimin jo-formal
d) Mësimi ndërkulturor në punën me të rinjtë
e) Korpusi Europian i vullnetarëve- Cikli i menaxhimit të vullnetarëve Europiane

Përmes platformës ju do të keni mundësi të regjistroheni falas duke marrë pjesë në modulin në të cilin dëshironi të mësoni më shumë! Kurset e trajnimit do të ofrohen falas dhe do jenë të hapur përgjatë muajit Nëntor 2022. Në fund të cdo kursi ju do të keni mundësinë të merrni një certifikatë e cila vërteton që ju jeni trajnuar në kursin specifik. Na ndiqni për më shumë informacion!

* Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022#EYC2022#ActivateYouth#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Related Post

03/11/2024

Media minds- Video Production & Digital Storytelling

Trajnimi i tretë i projektit MEDIA MINDS, “Video Production

01/11/2024

V-CALC Impact Platform

Më 30 Tetor u zhvillua Mirësevjen Party – festa

Translate »