Organizata Përtej Barrierave në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”
po ndërton aplikacionin “Mobile Volunteering”, aplikacion i cili do të shërbejë si një urë
lidhëse midis subjekteve që ofrojnë mundwsi vullnetarizmi dhe të rinjve që duan të
angazhohen në këto mundësi.

Ky projekt targeton pikërisht një nevojë reale, e cila synon të ofrojë informacionin e munguar dhe mundësitë e vullnetarizmit, përmes qasjes dixhitale në formën e një aplikacioni në celular.

“Vullnetarizmi në Celular – Mobile Volunteering” vjen si një ide origjinale e cila propozon një lehtësim të mënyrës se si veçanërisht të rinjtë, por jo vetëm, mund të gjejnë mundësitë e vullnetarizmit dhe se si ofruesit e vullnetarizmit të kenë një pikëtakim me vullnetarët në botën dixhitale.

Na ndiqni për të mësuar mbi mënyrat dhe specifikat e aplikacionit!

Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë.

tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth

EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana #Riniaktive #Vullnetarizëm

argëtim #Gjithëpërfshirje

Related Post

27/03/2024

Fifth training on green skills!

We jointly conducted the fifth training of the green

25/03/2024

Fourth training for green skills!

The joy of the first fruits of our educational

Translate »