Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Përtej Barrierave vjen me një projekt të ri për zhvillimin e vullnetarizmit në Shqipëri!
“Mobile Volunteering – Vullnetarizmi në Celular” vjen si një ide origjinale e cila propozon një lehtësim të mënyrës se si veçanërisht të rinjtë, por jo vetëm, mund të gjejnë mundësitë e vullnetarizmit dhe se si ofruesit e vullnetarizmit të kenë një pikëtakim me vullnetarët në botën dixhitale. Aplikacioni do të mund ta gjeni së shpejti në IOS dhe ANDROID dhe shkarkoni atë falas.
Po cfarë risish sjell ky aplikacion?
Aplikacioni do t’u japë mundësinë ofruesve të vullnetarizmit të kërkojnë vullnetarë dhe vullnetarët të mund të aplikojnë për të gjetur mundësi vullnetarizmi. Cdo organizatë apo institut do të mund të hap një profil dhe të postojë për të gjetur vullnetarë. Nga ana tjetër, vullnetari do të mund të kërkojë një punë vullnetare bazuar mbi eksperiencën dhe preferencat e tij.
Na ndiqni cdo ditë për të zbuluar më shumë!
*Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë.*
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022
#EYC2022 #ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress
#CityOfTirana #Riniaktive #Vullnetarizëm #argëtim #Gjithëpërfshirje