Hartimi i Studimit Kombëtar mbi Punën Rinore

“Dimensione Rinore – Potenciali dhe Zhvillimi i Punes Rinore ne Shqiperi”

Puna rinore në Shqipëri është në një udhëkryq me shumë sfida, siç janë institucionalizimi dhe
njohja, zhvillimi i mëtejshëm, klasifikimi në fusha interesi dhe specializimi i punonjësve që punojnë me të rinjtë, mungesa e të dhënave cilësore në fushë, apo dhe aspekte të promovimit dhe vlerave që ajo mbart.
Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohet kërkimi studimor mbi punën rinore në Shqipëri.

Hartezimi dhe mbledhja e të dhënave do të kontribuojnë në kuptimin mbarëkombëtar, eksplorimin dhe zhvillimin e sektorit të punës me të rinjtë në Shqipëri. Ky proces do të trajtojë komponentë të ndryshëm si fusha tematike dhe praktika e punës me të rinjtë, cilësia e punës me të rinjtë, mënyra sesi edukohen dhe trajnohen punëtorët rinorë, implikimet për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punës me të rinjtë. Të dhënat e mbledhura të këtij hulumtimi do të përdoren për të zhvilluar diskutime, përgjigje, sugjerime për zgjidhje alternative dhe mbështetjen e nevojshme me aktorë të ndryshëm duke përdorur qasjen ndërsektoriale

*Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.*

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022

#EYC2022#ActivateYouth

#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress

#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Shkarkoni dosjen e mëposhtëme!

Related Post

29/03/2024

First Capacity Building Training! V-Calc

We are happy to announce the successful completion of

27/03/2024

V-Calc second Newsletter! Volunteering impact platform is live!

Dear audience, the BETA version of the V-CALC Platform

Translate »