Trajnimi dy-ditor ishte një përvojë e mbushur me dije, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutonin dhe të ndanin mendime mbi vullnetarizmin në vendin tonë. Ky trajnim ishte një pjesë e projektit “Rritja e kapaciteteve për vullnetarizëm të qëndrueshëm”, i cili është mbështetur financiarisht nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Pika kryesore të mësuara gjatë trajnimit përfshijnë:
- Ciklin e Menaxhimit të Vullnetarëve: Një model i ndërtuar për të krijuar struktura të qëndrueshme për angazhimin vullnetar.
- Strategjitë efikase: Mënyra për të ndihmuar vullnetarët që të jenë sa më të suksesshëm në angazhimin e tyre.
- Krijimin e programeve vullnetare cilësore: Si të ndërtojmë programe që kanë një ndikim pozitiv dhe të ndjeshëm në komunitet.
Dëshirojmë të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre, pyetjet e tyre të mprehta dhe për pasionin që kanë treguar për të ndihmuar dhe përmirësuar komunitetin tonë.
#Vullnetarizmi #TeRinjte



Related Post
Circuslivo- praktikat e mira me te rinjte e Institutit qe nuk degjojne
Pas pjesëmarrjes në seminarin CIRCLUSIVO në Barcelonë, Shoqata Përtej Barrierave (BBA) nisi menjëherë
Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE)
The Inclusive Learning In Volunteering Experiences (ILIVE), financed by