Trajnimi dy-ditor ishte një përvojë e mbushur me dije, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutonin dhe të ndanin mendime mbi vullnetarizmin në vendin tonë. Ky trajnim ishte një pjesë e projektit “Rritja e kapaciteteve për vullnetarizëm të qëndrueshëm”, i cili është mbështetur financiarisht nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Pika kryesore të mësuara gjatë trajnimit përfshijnë:

  • Ciklin e Menaxhimit të Vullnetarëve: Një model i ndërtuar për të krijuar struktura të qëndrueshme për angazhimin vullnetar.
  • Strategjitë efikase: Mënyra për të ndihmuar vullnetarët që të jenë sa më të suksesshëm në angazhimin e tyre.
  • Krijimin e programeve vullnetare cilësore: Si të ndërtojmë programe që kanë një ndikim pozitiv dhe të ndjeshëm në komunitet.

Dëshirojmë të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre, pyetjet e tyre të mprehta dhe për pasionin që kanë treguar për të ndihmuar dhe përmirësuar komunitetin tonë.

#Vullnetarizmi #TeRinjte

Related Post

29/03/2024

First Capacity Building Training! V-Calc

We are happy to announce the successful completion of

27/03/2024

V-Calc second Newsletter! Volunteering impact platform is live!

Dear audience, the BETA version of the V-CALC Platform

Translate »