Thirrje për ekspert për zhvillimin e programit për të rinjtë “Rritja e Kapaciteteve dhe Mentorimi”.

Projekti “Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Aktivistëve dhe Liderve Shqiptarë” është një projekt që
do implementohet nga Shoqata Përtej Barrierave (BBA), financuar nga Ambasada e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një mjedisi
mundësues shumë-dimensional për fuqizimin e të rinjve shqiptarë të grupmoshës 18-25 vjeç.
Gjithashtu projekti synon pajisjen e të rinjve me aftësi të nevojshme drejtuese për rritjen e
angazhimit të tyre qytetar dhe politik. Në kuadër të këtij projekti BBA, është në kërkim të disa
ekspertëve të fushave kritike për zhvillimin e programit të rritjes së kapaciteteve dhe mentorimit
të të rinjve shqiptarë.
Për më shumë informacion ju lutem shkarkoni dokumentin e mëposhtëm.

Subjektet e interesuara duhet të dërgojnë çdo aplikim brenda datës 15 Nëntor 2023, në adresën
elektronike: [email protected]

*Ju lutem konsideroni që vetëm kandidatët fitues do të kontaktohen.

Related Post

27/01/2024

Ekonomia dhe Inovacioni

Në ambientet e American Corner, Tiranë u zhvillua workshop-i

19/01/2024

Trajnimi i pare mbi Lidershipin!

Sot shënuam fillimin e Programit për Ngritjen e Kapacitetev

Translate »