- By admin
- 04/11/2023
- 0 Comments
Jeni një i ri/ e re me dëshirë për të mësuar, zhvilluar aftësitë tuaja dhe për të iniciuar ndryshime
pozitive në shoqërinë tuaj? Ju ftojmë të jeni pjesë e një programi për rritjen e kapaciteteve dhe
udhëheqjen drejt së ardhmes.
Programi i ngritjes së kapaciteteve dhe mentorimi do të zhvillohet në kuadër të projektit
“Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Aktivistëve dhe Liderve Shqiptarë” i cili do të implementohet
nga organizata Përtej Barrierave me financimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Shqipëri.