“RRITJA E KAPACITETEVE PËR VULLNETARIZËM TË QËNDRUESHËM”
Trajnim: Cikli i Menaxhimit të Strukturuar të Vullnetarëve (CMV)
DATA: 20-21 SHTATOR
ORA: 14:00
Zyrat e Kongresit Rinor Kombetar
Trajnimi do të fokusohet kryesisht mbi ciklin e Menaxhimit të Strukturuar të Vullnetarëve (CMV)
Trajnimi për CMV do të përfshijë një sërë temash dhe kompetencash të rëndësishme që i ndihmojnë organizatorët dhe koordinatorët e vullnetarëve të menaxhojnë me sukses ekipet e tyre. Ky trajnim synon të japë një bazë të fortë për të kuptuar dhe zhvilluar aftësitë lidhur me udhëheqjen, organizimin, komunikimin dhe bashkëpunimin me vullnetarët në projekte dhe aktivitete të ndryshme.
Përmbajtja e trajnimit do të fokusohet në temat e mëposhtme:
- Vizioni dhe misioni i organizatës që ofron vullnetarizëm;
- Rekrutimi dhe seleksioni i vullnetarëve;
- Organizimi i vullnetarëve;
- Motivimi dhe angazhimi i vullnetarëve;
- Menaxhimi i konflikteve dhe sfidave;
- Komunikimi efektiv me vullnetarët;
Pse duhet të aplikoni?
• Mundësi për të rritur kapacitetet organizative në menaxhimin e vullnetarëve
• Mundësi e mirë për krijimin e partneriteteve të reja dhe njohja me programet Evropiane te vullnetarizmit
• Mundësi për zhvillimin e projekteve vullnetare dhe rekrutimin e vullnetarëve
Aplikantët duhet të jenë pjesë e një prej profileve të mëposhtme:
- Organizatat e shoqërisë civile;
- Institucionet që janë ofrues të vullnetarizmit;
- Punonjës rinorë;
- Nëpunës civilë
Për tu bërë pjesë e trajnimit ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja në linkun https://forms.gle/sTz4MJ3Ë8vieyQsb8, brënda dates 16 Shtator