AktivizON është një projekt strategjik që do të zhvillohet në kuadër të TEYC dhe implementohet nga organizata Përtej Barrierave për përmirësimin e punës rinore në Shqipëri përmes përdorimit të mjeteve dixhitale.

Projekti AktivizON ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e punonjësve/liderave/aktivistëve rinor të cilët punojnë direkt në fushën e diversitetit kulturor, pjesëmarrjes rinore, përfshirjes sociale, programeve rinore Europian dhe ofron mënyra krijuese të të mësuarit virtual, përmes internetit.
Përmes projektit AktivizON kemi krijuar një platformë virtuale, e cila përmban 5 module trajnimi me tematike specifike sipas modelit të Kompetencave të përdorur në nivel Europian.

Sot zhvilluam sesionin informues në zyrat e organizatës me 22 të rinj nga Tirana, per t’i prezantuar ata me platformën Aktivizon.al, mundësitë që ajo ofron dhe sesi mund të aksesohet. Të rinjtë u njohën më nga afër me programin e TEYC si dhe mundësitë e angazhimit në aktivitete të ngjashme.

*Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.*

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022
#EYC2022#ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress
#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje

Related Post

16/04/2023

Good Deeds Day! Nje dite ne Sere

Këtë vit, për herë të parë Përtej Barrierave i

30/03/2023

Si duket pranvera ne seren tone!

Pranvera ka ardhur edhe ne seren tone! Teksa vullnetaret

Translate »