Sot vijmë me një lajm shumë të mirë për ju!
Hapet platform AktivizON.al (www.aktivizon.al ), me anë të së cilës do të keni mundësinë të merrni trajnime në 5 module e ndryshme lidhur me:
Të drejtat e njeriut, Të drejtat sociale, Qasjet edukative, metodat e punës dhe kompetencat në edukimin jo-formal, Korpusin e menaxhimit të vullnetarëve, Mësimin ndërkulturor.
Platforma do te jetë e hapur deri në javën e dytë të dhjetorit 2022, dhe të gjitha kurset mund t’i zhvilloni falas. Për t’u bërë pjesë e platformës duhet të regjistroheni me anë të emailit dhe më pas do të mund të keni akses në kurs duke filluar prej ditës së hënë 14 Nëntor. Kursi do të ndiqet në mënyrë asinkronius dhe do të keni një fasilitues i cili do t’ju jap feedback përgjatë kursit ose ndihmë në rast nevoje.
Kurset ofrohen për të gjithë punonjësit rinor, mësuesit apo të rinjtë qe dëshirojnë të rrisin aftësitë dhe kompetencat e tyre në fushën e punës rinore.
AktivizON është një projekt strategjik që do të zhvillohet në kuadër të TEYC dhe implementohet nga organizata Përtej Barrierave për përmirësimin e punës rinore në Shqipëri përmes përdorimit
të mjeteve dixhitale.
Në fund të cdo kursi ju do të pajiseni me një certifikatë të gjeneruar online që tregon përfundimin me sukses të kursit!
Falenderojmë @conceptmarketingal për punën e bukur që kanë zhvilluar!
Na ndiqni në vazhdimësi për më shumë informacion mbi platformën!
Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë!
#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022
#EYC2022#ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress
#CityOfTirana#Rini aktive #Vullnetarizëm#argëtim#Gjithëpërfshirje
Related Post
V-Calc 3-rd Newsletter is here!
Are you passionate about understanding and showcasing the true
Volunteering IMPACT- Training Session
We are happy to announce the successful completion of